Tërmeti i fortë që tronditi mbrëmjen e kaluar Jugun e vendit është pasur nga dy lëkundje të tjera. E para ka qenë pak minuta më pas në orën 20:39 me orën lokale me magnitudë 4 dhe thellësi 44 km. Po kështu ka qenë pranë epiqendrës në detin Jon.
Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë në orët e para të mëngjesit, në 04:12, 4 km në lindje të Borshit dhe thellësi 19 km.
Tërmeti i parë prej 4.8 ballë shkaktoi dëme në disa shtëpi. Ka pasur 4 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç. Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër./balkan web

Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...