Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri pas një serie tërmetesh këto tre ditët e fundit.
Pasi jep mbështetje për të gjithë shqiptarët, Sassoli thekson se Evropa është gati të ndihmojë në rikonstruksion e dëmeve që shkaktuan tërmetet.
“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me qytetarët shqiptarë. Mendimet tona janë te ata që janë plagosur apo kanë humbur shtëpitë. Evropa është gati të ndihmojë në rimëkëmbjet dhe rikonstruksionet”, shkruan presidenti i PE-së.
Mesazhe mbështetëse dhe ndihma janë ofruar për Shqipërinë edhe nga institucionet e tjera të BE-së, si dhe nga disa shtete evropiane./Express
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё