Policia e shtetit, gjatë 12 orëve të fundit ka goditur 3 raste të mitëdhënie duke vënë në pranga tre persona në Durrës, Kukës dhe Kavajë.
Konkretisht, policia kufitare e Durrësit ka arrestua shtetasin T., 32 vjeç, banues në Lushnje pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare duke i futur në brendësi të pasaportës 50 € me qëllim për ta favorizuar me procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë.
Policia e Kukësit ka arrestuar shtetasin A.B., 23 vjeç, banues në Pataqan i Epërm, Kosovë pasi ka tentuar ti japë ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative
“Ky shtetas u arrestua pasi, në postbllokun e ngritur në aksin rrugor Tuneli i Kalimashit-Morinë, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se shtetasi A.B., nuk kishte siguracion të mjetit të tij me të cilin udhëtonte.
Në këto momente ky shtetas ka tentuar t’i jap 20 franga zvicerane punonjësit të policisë për t’ju shmangur masës administrative”, sqaron policia.
Ndërkohë, në Kavajë është arrestuar në flagrancë shtetasi B.R., pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për mos përdorim të rripit të sigurimit.
“Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, pa vendosur rripin e sigurimit.
Pasi këtij shtetasi i është komunikuar shkelja e konstatuar, ka tentuar ti japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur masës administrative plotësuese”, bën me dije policia.
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...
KEK në gatishmëri maksimale: Të gjitha kapacitetet në shërbi...
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...