Policia i ka vendosur pranga një 38-vjeçar nga Mali i Z, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria me 1 kg drogë në veturë.
Anton Donovic mësohet se e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë kofanos së automjetit që drejtonte.
“Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
38-vjeçari u vendos në pranga për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe u sekuestrua rreth 1 kg kanabis, automjeti dhe 1 celular”, informon policia.
Njoftimi i policisë:
PKK Hani i Hotit
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihet në pranga një 38-vjeçar nga Mali i Zi.
Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, automjeti dhe 1 celular.
Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bazë të analizës së rriskut u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin A. D.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Në lidhje me këtë rast u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, të cilët në përfundim të veprimeve të para procedurale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 38 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“SHBA vazhdon të kryejë operacione në shkallë të gjerë në Ir...
Real Madridi jep detaje të reja nga lëndimi i Kylian Mbappes
Hoti takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës ...
Serwer: Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, diskri...
Plas ‘skandali’ tek Sllovakia para ndeshjes me K...
Shpërthime në Teheran në ditën e tretë të sulmeve SHBA–Izrae...