Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak pas mesnatës në një lokal pranë rrugës “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se nga të shtënat brenda lokalit pranë “ish-Artistikes” ka edhe të plagosur. Mësohet se është plagosur të paktën një person, i cili u dërgua me urgjencë në spital prej shokëve që e shoqëronin.
Fill pas përplasjes, në lokal mbërriti policia, e cila rrethoi vendin e ngjarjes dhe po kryen procedurat për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e autorëve.
Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me shkëmbim zjarri apo të shtënat dolën nga në armë, megjithate Abcnews.al mëson se janë dëgjuar 8 të tilla.
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes