Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë pas të shtënave me armë zjarri. Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole” dhe i plagosuri është identifikuar si Aleksandër Vasili, 26 vjeç.
Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka marrë një plumb në këmbë. I riu është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal bar-loto në lagjen “24 Maji” të qytetit.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar disa herë me armë dhe më pas janë larguar me një makinë tip “Jeep Cheroki”.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka vendosur një perimetër sigurie në zonë. Ndërkohë ka nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./gsh/
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...