Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të hëne (19 gusht) në Velipojë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 21:00, ku dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., kanë qëlluar me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I. Këta të fundit morën plakë të rënda dhe u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por nuk mundën të mbijetonin.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Policia njofton po ashtu se është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
/rtsh.al/
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in