Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mushan të Shkodrës.
Për pasojë është plagosur një 24-vjeçar, i identifikuar si Isak Mehmedaj, i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë forcat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të të shtënave me armë.
“Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes”, njofton policia./tch
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...