Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka deklaruar se sezoni turistik këtë vit pritet të zgjasë më shumë se zakonisht.
Tavo tha se pushimet në bregdetin e Himarës do të vazhdojnë të paktën deri në mesin e nëntorit.
“Jemi në kulmin e sezonit turistik. Sezoni ka filluar herët këtë vit në Himarë. Nga të gjitha kontaktet që kam me operatorët turistikë, turizmi këtë vit do të jetë një sezon i zgjatur dhe do të shkojë deri në mesin e nëntorit pasi hotelet janë të rezervuara deri nga data 15-20 nëntor në të gjithë bashkinë e Himarës. Ka një fluks turistësh”, deklaroi ai në A2 CNN.
Ai tha se Bashkia ka marrë masa të shtuara për të përballuar fluksin, sidomos për pastrimin e mbetjeve, që mbetet një nga sfidat kryesore: “Fluksi i shtuar i turistëve sjell dhe problematika. Një ndër to është sasia e shtuar e mbetjeve, e plehrave, që na angazhon për të punuar me orare të zgjatura edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, po pastrojmë të gjithë territorin 3 herë në ditë.”
Për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, Tavo tha se situata është më e mirë se një vit më parë, edhe pse ujësjellësi nuk është më në varësi të bashkisë: “Problemi me ujin e pijshëm është më i vogël se një vit më parë, edhe pse ujësjellësi nuk është më në varësi të bashkisë”.
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...