Janë shpëtuar dy turistë të cilët kishin humbur në Malin e Çikës.
Kështu bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo me anë të një njoftimi në Facebook.
Ai tha se misioni i shpëtimit kishte zgjatur për më tepër se 5 orë, shkruan Arbresh.info.
“MZSH Himarë pas marrjes së informacionit nga salla operative pët 2 turiste të bllokuara nga mjegulla e për pasojë humbën, u nisën në një mision shpëtimi që zgjati për më tepër se 5 orë.”, ka shkruar ai.
Tavo tha se në këtë aksion u përfshinë 5 efektivë të MZSH, zjarrëfikse dhe punonjës të komisariatit Himarë.
“Fatmirësisht turistet u gjetën dhe u shoqëruan të sigurta në qytet pa dëmtime dhe në gjendje të mirë shëndetësore! Mirënjohje për të gjithë ata që u angazhuan në këtë aksion shpëtimi “, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...