Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri lajmëroi se sot, në datë 21 shtator, në orën 11:30, në një dalje për mediat do të shpjegojë të vërtetën e tij.
“Neser ne 11.30 shihemi live ketu, per te shpjeguar te verteten time, deri ne kete stacion te pare”, shkroi të premten Tahiri në facebook.
Më 19 shtator 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi ish-ministrin me 5 vite burg, dënim i cili do të konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Ai u shpall fajtor vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ndaj ish ministrit kanë rënë te gjitha akuzat për “trafik droge” dhe “bashkëpunim ne grup te strukturuar kriminal”, por vetë Tahiri kur doli nga gjykata edhe pse u duk i çliruar, e cilësoi verdiktin e gjykatës qesharak duke mos e kursyer edhe ironinë teksa përsëriti pafajësinë e tij./albeu
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...