Në Bulqizë kanë rinisur reshjet e dëborës të shoqëruara me erë të fortë dhe temperatura të ulëta.
Deri në -5 gradë Celcius zbritën temperaturat këtë mëngjes duke rikthyer edhe ngricat në rrugët nacionale dhe rurale. Deri tani nuk raportohet ndonjë rrugë e bllokuar, por autoritetet bëjnë thirrje për më shumë kujdes në drejtimin e mjeteve.
Sipas parashikimeve të Meteoalb, mesdita sjell përmirësim të motit në të gjithë vendin deri në mbrëmje, kur sërish do të ketë reshje fillimisht në jug dhe gjatë natës, kur do të shtrihen në gjithë vendin./tch
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...