Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, do të nisë sot zyrtarisht punën.
Tetë prokurorët e kësaj prokurorie të betuar një ditë më parë te Presidenti me një krye kryetarin e zgjedhur nga KLP, Arben Kraja, do të kenë sot ditën e parë të punës.
Në orën 9.30, kreu i KLP, Gent Ibrahimi bashkë me kryetaret e komisioneve në Këshill, do të jenë prezent në ditën e parë të punës së SPAK tek godina e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Me këtë rast do të prezantohet dhe drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme mori 6 vota nga anëtarët e KLP nga 4 vota që mori Altin Dumani. Ndërsa kandidati i tretë, Edvin Kondili mori vetëm votën e kryetarit të KLP, Gent Ibrahimi.
Anëtarët që votuan pro Krajës ishin Bujar Sheshi, Kosta Beluri, Alfred Balla, Vate Staka, Nurjan Seiti dhe Sandër Beci.
Ata e shpjeguan votën pro me faktin se Arben Kraja ka eksperiencë në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Të mërkurën tre kandidatët paraqitën platformat e tyre për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e cila e nis punën me 8 anëtarë, por sipas kreut të SPAK tashmë ka hapësira ligjore për ta plotësuar dhe me prokurorë të tjerë.
Kraja: Do të vlerësoj mundësitë ligjore që më jepen për të plotësuar dhe realizuar një numër sa më optimal të SPAK./Ora
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...