Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka pritur sot në një takim homologun e tij gjerman Frank Walter Steinmeier.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Presidenti Steinmeier se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin evropian.
“Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështetet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore”, tha Presidenti gjerman.
“Kontribuuat që në datën 3 nëntor të nënshkruheshin 3 marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit perëndimor. Do ndryshojnë realitetin e njerëzve. Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i procesit të Berlinit. Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë”, u shpreh Steinmeier.
Steinmeier gjithashtu u shpreh se Gjermania dhe NATO gëzohen që kanë një partner kaq të besueshëm.
“Është e rëndësishme të forcojmë miqësinë brenda Evropës”, tha presidenti gjerman.
Dy presidentët u pyetën edhe për Ballkanin e Hapur dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është i mirëpritur propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi. Cdo propozim për dialog është i pranuar nga ana jonë. Procesi i Berlinit është i mirëpritur. Është i rëndësishëm implementimi i këtyre marrëveshje. Ballkani i Hapur është një proces integral dhe nëse do të ishte gjithëpërfshirës dhe nëse do të kishte në fokus vetëm lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin ekonomik është i mirëpranuar. Çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur”, u shpreh Bajram Begaj.
“Nuk është dërguesi i propozimeve i rëndësishëm. Çdo kontribut që sjell uljen e përshkallëzimin e konflikteve është i mirëpritur”, shtoi presidenti gjerman për propozimin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.
Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...
Tash e dy javë nga rënia e telit të rrymës në Rrugën C, ende...
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...