Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për rilindjen e spitalit të Krujës “Dr. Stefan Gjoni”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se në këtë spital janë duke u zgjëruar kapacitetet e pritjes, vizitat dhe shtrimi i pacientëve teksa ka dhënë më shumë detaje për shërbimet që do të ofrohen.
“Vijon puna për rilindjen e spitalit të Krujës “Dr. Stefan Gjoni”, ku po zgjerohen kapacitetet e pritjes, vizitave dhe shtrimit të pacientëve, duke iu ofruar në këtë mënyrë qytetarëve një sërë shërbimesh shëndetësore me kushte bashkëkohore, si në patologji, pediatri, shërbimin e obstetrikë gjinekologjisë, të kirurgjisë, radiologjisë, në fizioterapi si dhe ekzaminime laboratorike ambulatore”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...