Gjatë pjesëmarrjes në punimet e Komisionit të Venecias, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u takua edhe me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Roussopoulos.
Në takim ishte e pranishme edhe Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka.
Kryetarja Spiropali dhe Presidenti Roussopoulos diskutuan mbi arritjet e Shqipërisë në thellimin e reformave, të cilat mundësuan nxjerrjen nga lista e vendeve në monitorim, forcimin e shtetit të së drejtës e respektimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimin rajonal dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit mes Asamblesë Parlamentare dhe Kuvendit./tvklan.al
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...