Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

15:03 | 19 Shkurt 2026
E.G

Ministrja Spiropali nga Kuvendi i Shqipërisë: Dua të ndalem te krahasimi i Shqipërisë me Malin e Zi dhe Serbinë pa asnjë informacion se kur i ka çelur Mali i Zi negociatat. Dhe konkretisht në 2012, Mali i Zi ka çelur negociatat për anëtarësim në BE dhe sot ka mbyllur 13 kapituj, Serbia i çeli në 2014, atëhere kur ne morëm statusin e vendit kandidat dhe Serbia sot ka hapur 22 kapituj dhe ju e dini shumë mirë se ku qëndron Serbia në raport me themeloret dhe të tjera çështje.

Ndërkohë që Shqipëria gjykohet me një metodologji tjetër, themeloret të parat, dhe ka bërë konferencën e parë ndërqeveritare në tetor 2024 dhe ka çelur në 13 muaj të gjithë kapitujt. Pra si mund të krahasohet? Dhe nuk e themi ne, e thotë Presidentja e KE, Komisionerja për Zgjerimin, vetëm ju nuk i shihni këto.

Urojmë të gjithë të ecim bashkë në këtë proces, por nuk mund të mohohet suksesi i Shqipërisë.

13 vjet Mali i zi është duke negociuar, Serbia në 2014 dhe nuk ka qasje fare me themeloret, sa i takon sundimit të ligjit, etj etj. Më thoni një vend tjetër që ka bërë këtë reformë në drejtësi.

Nëse ka një sukses sot, bashkë me sfidat, është lufta kundër korrupsionit, pandëshkueshmërisë dhe organet e reja të drejtësisë. Pra ne po gjykohemi me një metodologji që na kalon në fije të perit, siç është metodologjia e themeleoreve të para dhe sërish jemi në këtë nivel, dhe në mars patjetër që presim konferencën ndërqeveritare për gjykimin e raportit IBAR, piketat e ndërmjetme.

Është bërë një punë kolosale, se këto nuk janë fjalë goje, janë negociatorë të tërë, ekipi i kryenegociatores, ministria e jashtme, gjithë shërbimi i jashtëm, gjithë aparatura shetërore se ka të bëjë me gjithë sektorët, i kemi paraqitur sa na takon, ne i kemë bërë detyrat dhe sigurisht presim të mbyllim kapitujt sipas planit të bashkëdakordësuar me ta. Nuk është vetëm dëshira dhe vullneti ynë, por një plan i dakordësuar me Komisionin Europian dhe vendet anëtare që kanë rëndësinë e tyre të posaçme në këtë proces, vendet me të cilët kemi jo vetëm takime diplomatike protokollare, por u çojmë raporte se ata raportet shohin.

/rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme