Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin e ri që synon të ridimensionojë tërësisht angazhimin e institucioneve publike ndaj bashkëatdhetarëve tanë nëpër botë.
Ky ligj i ri vjen si një zotim për ta vendosur diasporën në qendër të politikave të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cilësoi këtë akt si një moment mirënjohjeje dhe krenarie kombëtare.
“Shqiptarët e diasporës janë zemra jonë që rreh larg atdheut, por gjithmonë në të njëjtin ritëm,” u shpreh ajo, duke theksuar se suksesi i shqiptarëve jashtë vendit është një burim i vazhdueshëm frymëzimi për Shqipërinë.
“Sot, në ditën e saj, miratuam në Kuvend, Ligjin për Diasporën, që ridimensionon angazhimin e institucioneve publike për vendosjen e diasporës në zemër të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror të Shqipërisë. Shqiptarët e diasporës janë zemra jonë që rreh larg atdheut, por gjithmonë në të njëjtin ritëm, me një burim frymëzimi, suksesi dhe krenarie kombëtare. Gëzuar Ditën Kombëtare të Diasporës, simbol i unitetit, trashëgimisë dhe identitetit shqiptar”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës pas afatit ligjor...
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...
17 armë zjarri të sekuestruara në rajonin e Prishtinës gjatë...
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...