Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00, në seancë plenare ku është programuar të hidhen në votim propozimi i shumicës parlamentare për zgjatjen e mandatit të afateve të Vettingut për organet e drejtësisë.
Partia Socialiste ka propozuar që afati të shtyhet deri në fund të vitit 2024. Zgjatja e afateve të Vettingut është kërkuar edhe nga ndërkombëtarët. SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët i kanë bënë thirrje deputetëve që të votojnë të gjithë pro këtyre ndryshimeve.
Duke qenë se për të miratuar shtyrjen e afateve të Vettingut duhet ndryshim të Kushtetutës nevojiten edhe votat e opozitës. Partia Demokratike zyrtare ende nuk e ka zyrtarizuar votën pro. Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot në mëngjes grupin parlamentar ku pritet të njoftojë qëndrimin e PD./tvklan
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen