Aleanca e majtë organizon sot paradite takimin e parë zyrtar për rikonfirmimin e koalicionit për “Shqipërinë Europiane” edhe për katër vitet e ardhshme.
Takimi që pritet të mbahet në “Hotel Tirana”, do të vërë përballë njëra-tjetrës vetëm Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Dy kryetarët Rama dhe Meta do të shoqërohen edhe nga dy pjesëtarë secili, po ende është e paqartë axhenda e takimit, ndërkohë që edhe gjatë ditës së premte nuk munguan replikat mes deputetëve të të dy krahëve, si Luan Rama me Pjerin Ndreun.
Duket se firmosja zyrtare e koalicionit, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje si edhe çështjen e Presidentit të ri të vendit.
Seanca e parë është javën e ardhshme dhe megjithëse e majta i ka votat, ka lëshuar sinjale se do të kërkojë një President konsensual me të djathtën./tch
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...