Mbahet këtë të mërkurë (22 tetor) në Londër Samiti i Procesit të Berlinit me fokus kryesor bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike dhe migrimin.
Pjesë e punimeve të samitit do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe liderët e pesë vendeve të tjera të rajonit.
Kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë fjalën e tij në dy panele të këtij samiti, atë mbi “Ambicien dhe vizionin strategjik” dhe “Rritjen, migracionin dhe sigurinë”.
Në punimet e samitit do të marrin pjesë liderë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sikurse; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia; qeveritë partnere të Procesit të Berlinit – Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Polonia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar; përfaqësues të Shoqërisë Civile, të Rinisë dhe Biznesit nga Ballkani Perëndimor; Institucionet e BE-së – Komisioni Evropian (KE), Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Presidenca e Këshillit; institucionet financiare ndërkombëtare; si dhe Organizatat rajonale.
Agjenda
14:20: Mbërritja e delegacionit shqiptar dhe pritja nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.
14:30: Pritje nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.
14:45: Foto familjare.
15:00: Fillon seanca plenare.
15:10: Paneli i Liderëve të Ballkanit Perëndimor mbi “Ambicia dhe Vizioni Strategjik”.
Kryeministri Edi Rama është planifikuar të mbajë një fjalim.
15:40: Paneli i Liderëve të Ballkanit Perëndimor mbi “Rritjen, Migracionin dhe Sigurinë”.
Kryeministri Edi Rama do të mbajë gjithashtu një fjalim.
16:00: Mbyllja e Seancës Plenare./rtsh.al/
LEXO EDHE:
Sot në Londër, Samiti i Procesit të Berlinit, Kurti përfaqëson Kosovën
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...