Sot pritet të rinis gjyqi ndaj Presidentit Ilir Meta në Kushtetuese.
Në të njëjtën kohë kur juristët e kreut te shtetit do jenë para gjyqtarëve kushtetues, pak metra me tutje Ilir Meta nga zyra e tij do lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e gjykatës.
Presidenti ka zgjedhur te mos marre pjese fizikisht ne gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen juristeve, të cilët u bënë shkak që procesi te zvarritej pasi kërkuan kohë për të njoftuar kreun e shtetit për atë që ndodhi në seancë.
Më 3 shkurt Presidenca paraqiti një fashikull prej 140 faqesh, ku vihej në pikëpyetje legjitimiteti i Kuvendit që shkarkoi Ilir Metën, ndërsa mazhoranca socialiste u akuzua për hakmarrje politike.
Parashtrimet e juristëve të Ilir Metës nuk bindën gjyqtarët kushtetues të cilët drejtuan një mori pyetjesh në adresë të kreut të shtetit.
Procesi që po zhvillohet ndaj Ilir Metës në Kushtetuese po tregon se hallkat e gjyqësorit nuk ndryshojnë shumë nga njëra tjera, pasi tre mbledhje nuk mjaftuan për të mbyllur gjyqin ndaj kreut të shtetit./tch
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...