Sipas MeteoAlb, ka një tërheqje të lehtë të valëve të të nxehtit afrikan në Shqipëri duke sjellë edhe rënie të lehtë të temperaturave të ajrit por moti mbetet sërish i kthjellët në të gjithë vendin.
Parashikohet që vranësira të lehta e kalimtare të shfaqen gjatë orëve të pasdites në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Temperaturat e ajrit mbeten sërish të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...