6 Janari shënon një ditë të bekuar dhe festë të madhe për besimtarët ortodoksë. Në këtë datë Kisha Ortodokse kremton një ndër festat më të shenjta të kalendarit kishtar, Pagëzimin e Zotit Krisht dhe Ujin e Bekuar. Kjo ditë ka një domethënie të thellë shpirtërore, pasi, sipas besimit të krishterë, kremtohet shfaqja e Perëndisë së Trini dhe, me pagëzimin e Krishtit, shenjtërohet jo vetëm uji, por gjithashtu mbarë krijesa.
Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, besimtarët mblidhen për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore, një shërbim solemn që kremton këtë ditë të shenjtë. Pas Liturgjisë, zhvillohet Shërbesa e Shenjtërimit të Madh të Ujit, ku uji i bekuar merret nga besimtarët për ta ruajtur gjatë gjithë vitit si një simbol të shenjtërimit dhe për të sjellë bekim dhe paqe në shtëpitë e tyre.
Festimet e kësaj dite nuk kufizohen vetëm në kryeqytet. Në qytete të tjera si Durrës, Berat, Vlorë, Pogradec, Korçë dhe Sarandë, besimtarët mblidhen në procesione madhështore, ku kryqi i shenjtë hidhet në ujë, dhe djemtë e rinj hidhen për ta kapur atë si një shenjë e besimit të patundur dhe të shenjtërimit të ujërave.
Kjo ditë, e mbushur me lutje dhe rituale shpirtërore, shpreh lidhjen e thellë të besimtarëve me Perëndinë dhe simbolizon ndihmën e Tij të gjithanshme për pastrimin shpirtëror dhe mbrojtjen e jetës së çdo njeriu.
/rtsh.al/
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë