Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj ka reaguar sot për çështjen e skandalit të vjedhjes së barnave të rimbursueshme.
Pas arrestimit të 9 personave, ministri doli sot në një konferencë për shtyp ku tha se Ministria do të bëjë transparencë për çdo procedurë në lidhje me barnat për të shmangur kështu abuzimet e mundshme, si dhe do të bashkëpunojë me Prokurorinë.
Sipas tij do të bëhet publikim online çdo muaj i sasisë së barnave të rimbursuara dhe vlerës financiare të shpenzuar për rimbursimin e barnave në vend. Duke folur më konkretisht për skandalin e vjedhjes së barnave ministri tha se vetë Ministria e denoncoi një konstatim të tillë që u zbulua nga fakti se kompanitë e mëdha që merren me tregtimin e barnave patën rënie të ndjeshme në fitimet e tyre nga ky biznes, dhe se këto ishin fitime të mëdha, që për vite me rradhë, siguroheshin duke përfituar në kurriz të qytetarëve.
“Ishin fitime që rezultonin më të mëdha se sa normalja e vendeve të tjera,” tha ministri.
Beqaj tha se do të ketë një bashkëpunim të plotë dhe bashkërendim të frytshëm antikorrupsion me institucionet ligjzbatuese të drejtësisë. Ministria do rinis zbatimin e Programit të Recetës Elektronike, fillimisht në Tiranë e në Durrës, e më pas në të gjithë vendin.
Duke folur për punën e Ministrisë që ai drejton tha se në vetëm 18 muaj, u arrit të mbahet një zotim shumë i rëndësishëm, u ulën çmimet e barnave dhe u bë e mundur që asnjë bar i importuar në Shqipëri të mos shitet në vendin tonë më shtrenjtë se sa në vendin e origjinës. Sot, çmimet e barnave tha ministri janë 30 përqind më të lira.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën