Në përfundim të hetimeve ndaj saj është mësuar rrëfimi i Dalina Azunit, 29-vjeçarja që do të gjykohet nga dhoma penale për kallëzim të rremë në polici.
“Kishim 3 javë që nuk flisnim. Gjithçka e bëra për të normalizuar marrëdhënien me bashkëshortin. Kur ai iku në punë, mora lekët dhe i futa në dhomën e vjehrrës. Pastaj u ktheva, u lidha me litar këmbë e duar në karrike, dhe bërtita”.
Ngjarja e denoncuar dy muaj më parë ka protagonistë një çift të rinjsh në fshatin Pinet, marrëdhënia e të cilëve ishte krisur për shkak të familjarëve të bashkëshortit. Prokuroria referon edhe dëshminë paraprake të Dalinës, që fillimisht njoftoi policinë se disa persona të panjohur kishin hyrë nga dritarja, e kishin lidhur dhe më pas kishin grabitur 63 mijë lekë.
Gjithë ky skenar më pas rezultoi i pavërtetë, ndërkohë që gruaja u vendos nën hetim në gjendje të lirë. Azuni – përshkruan prokurori në dosje, – i ka kërkuar falje familjes, sepse – siç ajo është shprehur, – bashkëshorti e kishte lënë jashtë vëmendjes dhe ajo nuk mundej më të duronte mërinë e tij.
Por, me gjithë pendesën, kallëzimi i rremë është vepër penale që parashikon dënimin nga gjobë deri në 5 vite heqje lirie./tch/Arbresh.info
Hoxhaj takim me deputetin ukrainas: Njohja dhe forcimi i mar...
Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë...
Presidentja Osmani kundër shtrenjtimit të ri të rrymës, do t...
Gjendet pa shenja jete një 86-vjeçar në shtëpinë e tij në Ra...
Italia heton turizmin e snajperëve në Sarajevë gjatë luftës ...
Vazhdon rënia e Bitcoin-it