Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së sotme në Elbasan ku viktimë mbeti avokati i njohur Ravik Gurra, 50 vjeç.Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është ekzekutuar avokati Ravik Gurra.
50-vjeçari Gurra mësohet se ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin, por edhe anëtarë të familjes Çapaj në Elbasan, emrat e të cilëve janë të njohur në skedat e policisë, si persona me rekorde kriminale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.
Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
Viktima ka qenë i ulur në ambientet e lokalit jashtë kur është qëlluar pas koke.
Avokati ka mbrojtur çështje të bujshme siç është ajo e Capajve dhe Shullazit. Policia ka ngritur postblloqe./sotnews/
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...
Vriten dy ushtarë amerikanë në Siri