Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar mbrëmë në port 45.5 kg heroinë në një kamion. Në pranga në kuadër të operacionit “Portëz” kanë rënë pronari dhe drejtuesi i kamionit. Policia thekson se kishte informacion në rrugë operative nga strukturat hetimore për një sasi lëndë narkotike që do trafikohej drejt Italisë. Për këtë arsye ka kryer kontroll të imtësishëm në kamionët në hyrje dhe në dalje.
Gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip “Scania” në pronësi të A. Ç., që drejtohej nga O. D. dhe i ngarkuar me krom, me destinacion Italinë, fshehur në kabinë u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë. Drejtuesi i kamionit ka deklaruar se nuk kishte dijeni për drogën.
Task Forca vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim./ Abcnews.al
Tragjedi e rëndë në Bosnjë e Hercegovinë: 49-vjeçari dyshohe...
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Mblidhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Irani shtrëngon kontrollin e Hormuzit pasi SHBA-të tërheqin ...