Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik kryesisht në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve jashtë stacioneve të miratuara, Policia Rrugore e Tiranës prej disa ditësh ka monitoruar pikat e rrezikut.
Aty ku haset më së shumti ky fenomen, sot janë organizuar disa pika kontrolli për monitorimin, kontrollin dhe procedimin e tyre administrativ sipas shkeljeve të evidentuara nga agjentët verifikues.
Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.
Janë kontrolluar gjithsej 50 mjete të kësaj kategorie dhe janë vendosur 14 masa administrative për shkeljet e konstatuara.
Një tjetër shqetësim për Policinë e Tiranës është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët, duke kaluar në rrugët interurbane dhe në rrugët urbane, jo në mbikalimet apo në vijat e bardha por në vendet e pa lejuara duke ju ndërprerë rrugën automjeteve, çka përbëjnë rrezik potencial për jetën e tyre dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për më shumë vëmendje dhe kujdes në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.
https://www.dailymotion.com/video/x6lajas
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime