Për banorët e Shqipërisë që jetojnë afër epiqendrës së tërmetit të 26 nëntorit, momentet e lëkundjeve të tokës ishin të vështira për t’u menaxhuar, ndërkohë që të gjithë nxituan të dilnin nga banesat gjatë dhe pasi lëkundjet përfunduan.
Ndonëse qytetarët e zakonshëm e kishin mundësinë të hapnin dyert dhe të largoheshin në vend të hapur, për personat që vuajnë dënimet në burgje, leja duhej të jepej nga autoritetet.
Gazetarja e Top Channel ishte sot në Burgun e Shënkollit, në Lezhë, ku ndër të tjera raportoi edhe se si autoritetet e këtij institucioni kishin reaguar menjëherë pas lëkundjeve të forta.

“Trupa policore e shërbimit ka hapur dyert e qelive dhe ka lëvizur të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit në fushat e ajrimit”, tregoi Gjovalin Tuci, efektiv në Burgun e Shënkollit.
Ai theksoi se kjo është një procedurë që zbatohet në raste të tilla, duke përforcuar njëkohësisht edhe perimetrin e sigurisë.
Aktualisht, në burgun e Shënkollit qelitë nuk mbyllen me kyç për të bërë të mundur daljen e të dënuarve në rast se ka sërish lëkundje të tokës./TCH/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...