Shumica e tamponëve për Covid në shqipëri rezultojnë se janë me variantin Delta. Specialistja e ISHP, Iris Hasibra thotë se edhe pse pozitiviteti i mostrave të marrë në vend ështe i ulët, tashmë vihet re se po mbizotëron varianti Delta.
“Ne kemi konfirmuar zyrtarisht praninë e variantit Delta nëpërmjet analizave në Berlin. Është një variant që po shikohet edhe në sinjalet e tjera të rasteve pozitive në laboratorin tonë në ISHP. Rastet që po konfirmohen i atribuohen atij mutacioni”.
Instituti i Shëndetit Publik është në komunikm të vazhdueshëm me laboratorin e Berlinit për çdo analizë të mostrave të dërguara për analizim të mëtejshëm.
Sipas specialistëve, varianti Delta qarkullon në Shqipëri që prej Qershorit dhe në Gusht ai pritet të shënojë kulmin e rasteve të të infektuarve me Covid./TV KLAN/
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...
A frikësohet Klodi se e ka humbur të dashurën, pas veprimeve...
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...