Qeveria dhe grupi i ekspertëve të mbërritur nga Turqia kanë nisur punën në terren për ndërtimin e 500 banesave për familjet e prekura nga tërmeti
Zëvendës presidenti i entit turk të banesave tha se shumë shpejtë do të përfundojë projektimi i ndërtesave dhe do të nis puna në terren
“MUND T’JU THEM QË JEMI NË PËRFUNDIM TË DIZENJIMIT TË GODINAVE QË DO TË NDËRTOHEN NË ZONËN E LAÇIT. PO BEHËN TË GJITHA PËRGATITJET NË LIDHJE ME FILLIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT NË KËTO ZONA GJITHMONË DUKE RESPEKTUAR ARKITEKTURËN VENDASE”.
Ndërsa ambasadori turk në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk tha se lagjet e ndërtuara do të kenë të gjitha shërbimet publike që u nevojiten banorëve.
“NË KUADËR TË KËTIJ PROJEKTI ËSHTË DHE NDËRTIMI I NJË PARKU PËR FËMIJET QË DO TË JETOJNË ATY. DO TË KETË NJË QENDËR TREGTARE, DO TË KETË PARKINGJE, PRA GJITHÇKA QË I NEVOJITET NJË KOMUNITETI”.
Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit presidenti turk Erdogan premtoi ndërtimin e 500 banesave si ndihmë për Shqipërinë./tch/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...