Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë sot vendim mbi kërkesën e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të shtyrë me disa ditë afatin e regjistrimit të partive dhe koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.
Dy partitë aleate që bashkëqeverisin nuk u regjistruan si koalicion zgjedhor dje, në ditën e fundit kur duhet ta bënin këtë hap, sipas afateve të përcaktuara në Kodin Elektoral. Gramoz Ruçi dhe Luan Rama, të cilët kanë firmosur letrën drejtuar KQZ-së, thonë se e bazojnë kërkesën tek dhënia e një shansi më shumë “për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e të gjithë spektrit ekzistues politik të vendit në zgjedhjet parlamentare të datës 18 qershor”,raporton Top Channel
Por, Partia Demokratike e ka hedhur poshtë këtë ofertë. Edhe Edi Paloka i nisi një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i shkruan të kundërtën e argumenteve të aleatëve qeveritarë. Një vendim pro shtyrjes, sipas Partisë Demokratike, “jo vetëm është antiligjor dhe do ta përvijonte KQZ-në si institucion thellësisht politik në duart e qeverisë, por do të paragjykonte çdo lloj zgjidhjeje politike të krizës së thellë në vend”.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...