Bordi i Transparencës përcaktoi të mërkurën çmimin e ri të naftës, benzinës dhe gazit.
Çmimi i naftës rritet me 9 lekë 1 nga qershori, ndërsa benzina me 7 lekë. Çmimi i gazit nuk ndryshon.
Nafta do të shitet 248 lekë për litër (nga 239 që ishte), benzina 244 lekë për litër dhe gazi 90 lekë për litër, me pakicë.
Për shitjen me shumicë, nafta do të kushtojë 236 lekë litri, benzina 232 lekë dhe gazi 78 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot më 1 qershor, ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Të premten, më datë 27 maj, Bordi rriti çmimin e naftës me 10 lekë, duke bërë që nafta të shtrenjtohet me 19 lekë brenda një jave, raporton euronewsal.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...