Është arrestuar një 50-vjeçar, i cili pasditen e djeshme shtiu me armë në drejtim të vëllait të tij.
Bëhet e ditur se shkak për konfliktin mes vëllezërve janë bërë një çështje pronësie.
Vëllezërit thuhet fillimisht janë goditur me grushta, por më pas përplasja ka eskaluar me përdorimin e armës.
“Nga të shtënat nuk pati të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”.
“Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale ‘Kanosja’, ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’”, njofton policia./Euronews.al
Rasti Sekiraqa-Capat, ngritet aktakuzë ndaj 9 personave
Mësuesi nga Nishi ndëshkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtr...
Rama sërish kundër Speciales, e vlerëson idiotësi ndërkombët...
Avokati i Veselit: Viktimat e dinë shumë mirë se padrejtësia...
Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lik...
Policia shpall në kërkim Liridon Podrimaj për disa vepra pen...