Një shtetas i huaj është sulmuar dhe grabitur në qytetin e Durrësit.
Ai shprehet përmes një mesazhi në redaksinë e TCHse është sulmuar nga pesë persona, është goditur me shkopa dhe goditur me thikë.
Ai ka kërkuar ndihmë nga TCH pasi thekson se “kam shkuar në polici për të denoncuar ngjarjen, por për fat të keq, si i huaj, nuk jam marrë seriozisht dhe nuk është bërë asnjë veprim konkret nga autoritetet vendase. Ndjej se jam i pambrojtur dhe i padëgjuar”.
“Unë jam një shtetas i huaj që po kaloja pushimet në Durrës, Shqipëri. Gjatë qëndrimit tim, u sulmova nga pesë persona të cilët më goditën me shkop, më prenë me thikë dhe më grabitën. Ky është një akt shumë i rëndë kriminal që përbën grup të organizuar kriminal, tentativë vrasjeje dhe grabitje të rënduar.
Kam shkuar në polici për të denoncuar ngjarjen, por për fat të keq, si i huaj, nuk jam marrë seriozisht dhe nuk është bërë asnjë veprim konkret nga autoritetet vendase. Ndjej se jam i pambrojtur dhe i padëgjuar.
Kërkoj ndihmën tuaj për ta bërë publike këtë ngjarje në mënyrë që të më dëgjohet zëri dhe të ketë drejtësi për këtë krim të rëndë.

“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
SHBA-të do të dërgojnë 3,000 ushtarë të tjerë në Lindjen e M...