Një shqiptar ka humbur gjurmët në Itali.
Sipas mediave fqinjë Viktor Qosja, 58 vjeç, prej datës 19 janar 2020 ka humbur komunikimin me familjarët.
Ishte vajza e tij ajo që ka bërë denoncimin në polici se Viktori ishte nisur nga Venezia me trenin e linjës për të mbërritur në Viareggio ku banonte vëllai i tij. Gjatë rrugës treni ka pësuar një defekt dhe pasagjerët janë transferuar të udhëtojnë me autobusë drejt Viareggios.
Nga ky moment Viktori ka humbur çdo komunikim me familjarët.
Autoritetet italiane kanë shpërndarë fotografinë e shqiptarit.
Viktor Qosja është i gjatë 1.70, rreth 75 kg, flokë të bardhë, sy gështenjë e i veshur me xhup blu.
Në Prefekturën e Lukës është mbajtur një takim i posaçëm me autoritetet mbi këtë rast për të koordinuar punën e gjetjes së tij.
Policia Italiane u lutet qytetarëve se kushdo që njeh Viktor përmes kësaj fotografie, të informojë autoritetet mbi vendndodhjen e tij.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...