Raportohet se shqiptari në Australi, Osman Shaptafaj, i cili vrau vajzën e tij dhe burrin e saj në shtëpinë e çiftit, ka kërkuar ulje të dënimit, përcjell albinfo.ch.
Osman Shaptafaj u dënua me dy burgime të përjetshme, pasi u deklarua fajtor për vrasjen e vajzës së tij, Lindita Musai, 25 vjeç dhe bashkëshortit të saj, Veton Musai, 29 vjeç, në shkurt të vitit të kaluar, me një periudhë pa lirim me kusht prej 35 vjetësh.
Në Gjykatën e Apelit në Melburn avokati i Shaptafajt, Rishi Nathwani, argumentoi se klienti i tij kishte marrë dënimin maksimal, pavarësisht se kishte të drejtën e një zbritjeje për shkak të deklarimit të tij, paaftësisë dhe ndikimit të një dënimi me burg gjatë COVID-19. Edhe pse kërkuar një dënim më të lehtë, kjo gjë nuk u pranua nga Apeli.
Shaptafaj i kreu vrasjet pasi mësoi për martesën e vajzës së tij të larguar nga shtëpia dhe qëndroi duke i zënë pritë çiftit në shtëpinë e tyre në Yarraville pikërisht në natën e Vitit të Ri 2020.
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...