Një 31-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar nga policia pasi kundërshtoi dhe dhunoi efektivët.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në qytetin Volos. Sipas mediave greke, 31-vjeçari ishte i dehur dhe u ndalua nga policia për kontroll. Ai refuzoi kërkesën e tyre dhe menjëherë i sulmoi duke i kundërshtuar dhe goditur.
31-vjeçari raportohet se sulmoi dy oficerët 45 dhe 47-vjeçarë duke u shkaktuar lëndime fizike. Ata thërritën për ndihmë patrulla të tjera, të cilat bënë të mundur arrestimin e shqiptari. Edhe shoqërimi i tij drejt paraburgimit nuk ka qenë i lehtë. Sipas shtypit vendas, 31-vjeçari vazhdonte të kundërshtonte.
Ndaj tij policia ka ngritur akuzat e kundërshtimit, fyerjes, kërcënimit dhe shkaktimit të lëndimeve trupore. Njëri prej policëve pësoi dëmtime në vesh, kurse tjetri në dorë. Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë me dije. /tvklan.al
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...