38-vjeçari shqiptar, që u plagos ditën e premte në një atentat të ndërmarrë nga dy persona në sheshin Viktoria të Athinës ka dhënë një tjetër version të ngjarjes së raportuar një ditë më parë.
Sipas mediave greke, Elton Thoma Bombaj me shtetësi greke, nuk është qëlluar në momentin që ka qenë në radhë tek berberi, por kur ndodhej në një pikë bastesh në këtë zonë.
Mediat greke thonë se ai me profesion është hidraulik.
“Isha me një mikun tim në sheshin Viktoria dhe pimë kafe, shumë afër shtëpisë sime. U ndava nga ai dhe hyra në pikën e basteve, zakonisht shkoj tek një pikë që ndodhet në rrugën Heyden. U futa brenda dhe u ula në karrige. Në një fraksion sekonde pashë një njeri që hapi derën, ndërsa jashtë dyqanit po priste një tjetër, në një makinë. Të dy me fytyrë të mbuluar. Personi që u fut brenda, mbante një armë në dorë dhe nisi të qëllonte te këmbët e mia. Pas këtij momenti u largua me makinë”, citohet ai nga mediat greke./top channel
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit