Gjykata Penale e Lucernit ka dënuar një shtetas shqiptar me katër vjet burg për akuzën trafik droge.
Mësohet se shqiptari 36-vjeçar, përgjatë tetë muajve ka shitur në Emmen të Lucernit heroinë me vlerë prej rreth 260 mijë frangash.
Trupi gjykues ka arsyetuar se dënimi relativisht i ulët që i është dhënë të akuzuarit përkundër shkeljeve të shumëfishta dhe të ndryshmeve të ligjit, ka të bëjë me sjelljet e tij të mira gjatë procesit të zhvilluar ndaj tij, transmeton albinfo.ch.
Personi i përmendur i cili jetonte si i papunë dhe me borxhe, qe “punësuar” në Shqipëri për të shitur drogë në Zvicër.
Në muajin maj të vitit 2015 ai kishte ardhur në Zvicër për këtë qëllim dhe kishte filluar me shitje të drogës që në verën e atij viti. Prej atëherë deri në muajin mars të vitit 2016 kur është kapur, ai ka shitur 7-8 kilogramë heroinë.
Për punën që bënte, atij i paguhej nga bosët e tij një pagë mujore prej 2000 frangash (rreth 1800″>1800 euro) që i dërgohej në Shqipëri ndërsa i mbuloheshin edhe shpenzimet e jetës në Zvicër.
Ai e ka pranuar veprën dhe me këtë, vendimi gjyqësor është bërë i plotfuqishëm
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane,...
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...