Shqiptari ankohet para drejtësisë franceze: Më keni futur në burg kot, po më ngatërroni me tim vëlla!
Prej 6 muajsh ai ndodhet i burgosur në Riom të Francës dhe akuzohet për trafik droge. Por, ai pretendon se autoritetet franceze e ngatërrojnë me vëllain e tij. Fjala është për një 33-vjeçar shqiptar nga Shkodra, i cili është dënuar në Dhjetor të vitit 2017.
Të enjten ka pasur seancën në Apel, ku kërkoi lirimin nga qelia. Por kërkesa iu refuzua. Sipas gjykatës franceze, 6 vite më parë ai mbërriti në Haute-Loire i shoqëruar nga vëllai i tij dhe është dënuar si i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës. Aktiviteti kriminal ishte survejuar nga policia. Në Shkurt të vitit 2015, policia thotë se ai bënte dy udhëtime në javë. Udhëtimi i parë bëhej për t’u furnizuar me drogë dhe udhëtimi i dytë për të bërë transaksionet e parave.
Megjithatë, 33-vjeçari nuk ka pranuar asnjëherë t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve dhe ka mohuar akuzat ndaj tij. Sipas autoriteteve, një pjesë e parave të drogës janë dërguar rregullisht në Shqipëri. Bëhet fjalë për mbi 20 mijë Euro. Por, avokati i shqiptarit hedh dyshime se nuk bëhet fjalë për klientin e tij. Sipas tij, autoritetet franceze e ngatërrojnë me vëllain e 33-vjeçarit, pasi ky i fundit mohon kategorikisht që të jetë i përfshirë në trafikun e drogës. /klan
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...