Ministria e Brendshme Britanike pritet të prezantojë një plan të ri për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga vendi.
Mediat britanike shkruajnë se sekretarja e brendshme, Suella Braverman, do të prezantojë një liste me vendet që përcaktohen të sigurta dhe nga të cilat nuk pranohen kërkesat për azil.
Qytetarët që vijnë nga këto shtete do të kthehen në vendin e origjinës me procedurë të përshpejtuar sapo të mbërrijnë në Britaninë e Madhe.
Kjo do të thotë se ata do të riatdhesohen brenda 10 ditësh nga mbërritja në Mbretërinë e Bashkuar.
Gazeta “The Times” në Londër e lidh këtë plan posaçërisht me shqiptarët. Sipas artikullit, nga rreth 40 mijë emigrantë të paligjshëm që hynë në mbretëri gjatë këtij vitit, mbi 12 mijë janë shqiptarë.
Me planin e ri, kërkesat për azil nga Shqipëria do të refuzohen automatikisht dhe deportimi do kryhet me procedurë të përshpejtuar.
Pani që njihet me emrin “Lista e Bardhë’ është diskutuar dhe disa vite më parë nga ligjvënësit britanik. Projekti ka hasur në kundërshtinë ë shoqatave për të drejtat e njeriut.
Në listën e bardhë janë shtetet e Bashkimit Evropian dhe ato të Ballkanit Perëndimor, si dhe India, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut. /Euronews Albania/
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin