Aksioni kombëtar i lajmëruar nga Qeveria për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe formalizimin e sektorit të furnizimit me ujë, mund të mos mjaftojë që tarifat për konsumatorët të mos rriten.
Në raportin vjetor, Enti Rregullator i Ujit thotë se krahas problemit të lidhjeve të paligjshme, faktor tjetër kryesor për gjendjen e dobët financiare janë edhe tarifat e ulta të shërbimeve, dhe se janë hapësirat për rritjen e tyre. Çmimet e furnzimit publik me ujë vendosen nga Enti pas propozimeve që vijnë nga pushteti lokal që administron ujësjellësat.
Dy vjet nga nisja e refomës së ujit me një vendim të qeverisë të janarit 2016, Enti Rregullator i Ujit deklaron se ky sektor nuk shfaqi tendenca përmirësimi. Në raportin vjetor të këtij Enti thuhet se shoqëritë e ujësjellësave nuk janë rioganizuar sipas ndarjes së re territoriale, edhe pse afati ka qenë 1-vjeçar, ndërkohë që organrt mbikëqyrëse nuk ushtrojnë funksionet e kontrollit dhe monitorimit mbi shoqëritë dhe drejtorët e tyre.
Sipas raportit, një nga arsyet kryesore të kësaj tendence në rënie të performancës është se 2017 ka qenë një vit elektoral, që zakonisht shoqërohet me shtim artificial të numrit të punonjësve në shoqëritë UK, rritjen e shpenzimeve në përgjithësi, si dhe të një rënie të vullnetit të zbatimit të ligjit që reflektohet në uljen e normës së arkëtimit./Top Channel
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...