Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport me çështje që kanë të bëjnë me familjen.
Njëra nga këto pyetje mundohet të kuptojë mendimin e tyre për familjen ideale në raport me numrin e fëmijëve, transmeton Klankosova.tv.
“Sa fëmijë duhet të ketë një familje ideale?”, është një nga pyetjet e sondazhit. Nga përgjigjet, vihet re qartë se shumica e të anketuarve mendojnë se familja ideale duhet të ketë 3 fëmijë.
Janë 39.3 për qind e të pyeturve, që mendojnë se duhen tre fëmijë në një variant të familjes ideale.
31.2 për qind mendojnë se “idealja” është që një familje, të ketë dy fëmijë.
19.1 për qind mendojnë se, katër fëmijë, përbëjnë familjen ideale.
Më pak në përqindje, janë ata që mendojnë se familja ideale duhet të ketë më shumë se katër fëmijë (pesë fëmijë 2.1 për qind, gjashtë fëmijë 0.6 për qind, më shumë se shtatë fëmijë 0.5 për qind)
Ata që e mendojnë familjen apo e shohin ideale me një fëmijë dhe asnjë fëmijë, janë vetë 0.2 për qind e të pyeturve.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje