Kompania e mirënjohur e sondazheve Gallup deklaroi se 60% e shqiptarëve do të braktisnin përfundimisht Shqipërinë nëse do të kishin mundësi.
Sipas Gallup, kjo e bën Shqipërinë vendin e katërt në botë me prirjen më të lartë për emigracion. Më keq renditen vetëm dy republika afrikane, që janë Sierra Leone dhe Liberia, si dhe shteti i shkatërruar i Haitit, tre vende ku niveli i varfërisë luhatet nga 54 deri në 70%.
E shprehur në numër popullsie, kjo do të thotë se nga 2.87 milionë banorë që ka aktualisht Shqipëria, 1.7 milionë duan të ikin jashtë. Kjo është një prirje për emigrim më e lartë edhe se ajo e vendeve të përfshira në luftra civile dhe shkaku kryesor, sipas qytetarëve, është ekonomia, por edhe mungesa e shërbimeve publike.
Që prej rënies së komunizmit shqiptarët kanë brakstisur në masë atdheun. Por, prirja për emigracion vazhdon të jetë njësoj e fortë edhe tre dekada më pas. Ky është një fenomen i cili kërcënon të ardhmen e ekonomisë duke shqetësuar edhe institucionet ndërkombëtare.
Në misionin e fundit në Tiranë, Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se Shqipëria ka nevojë për rritje më të lartë ekonomike dhe investime në sektorët prioritarë si arsimi dhe shëndetësia për të zbutur prirjen e popullsisë për të emigruar./TCH
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...