Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, informoi pasditen e kësaj të diele për vendimet e qeverisë shqiptare, në kuadër të aleancës ndërkombëtare me Ukrainën kundër pushtimit rus.
“Shqipëria iu është bashkuar masave shtrënguese të BE kundër Rusisë. Po hartojmë bazën ligjore për zbatimin e këtyre masave shtrënguese. Këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik. Ne i bashkohemi sanksioneve të BE për ngrirje asetesh”.
“Nga sot, hapësira ajrore e Shqipërisë mbyllet për të gjithë operatorët ajrorë rusë. Shqipëria s’merr pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse, deri në fund të pushtimit. Po punojmë për ofrimin e ndihmave materiale ushtarake dhe spitalore për Ukrainën”, tha Xhaçka.
Ministrja u shpreh në një deklaratë për mediat se Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm.
“Shqipëria po luan një rol të dorës së parë në trajtimin e dosjes së Ukrainës”, tha Xhaçka.
Masat do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte.
Ndalohet udhëtimi në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, diplomatë e zyrtarë.
Sanksionet ekonomike: në financë, energji, transport dhe teknologji.
“Po punojmë për ofrimin e ndihmave materiale ushtarake dhe spitalore për Ukrainën. Shqipëria do të vazhdojë të bashkohet me çdo nismë të aleatëve e partnerëve tanë”, njoftoi Xhaçka.
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...