Fondi Monetar Ndërkombëtar e rendit Shqipërinë si vendin e parafundit për cilësinë e infrastrukturës edhe pse taksapaguesit shqiptarë kanë paguar miliarda euro për investime publike.
Sipas FMN, për periudhën 2005-2016, qeveria shqiptare ka shpenzuar cdo vit mesatarisht 5.5 për qind të prodhimit kombëtar për vepra publike, kryesisht rrugë, porte dhe segmente të tjera të infrastrukturës. Kjo e rendit Shqipërinë në 5 vendet me nivelin më të lartë të shpenzimeve kapitale në dekadën e fundit. Por ky ritëm agresiv i investimeve nuk ka mjaftuar që vendi të ketë një infrastrukturë të krahasueshme me ekonomitë e ngjashme.
Sipas FMN, nga një grup me 40 shtete të marra në shqyrtim, Shqipëria është vendi i dytë me infrastrukturën me të keqe duke lënë pas vetëm ruandën. Të gjitha ekonomitë e tjera, përfshirë ato të ngjashme si Serbia dhe Maqedonia kanë rrugë, porte, hekurudha dhe infrastrukturë energjetike më të mirë edhe pse shpenzojnë më pak.
Por cila është arsyeja se pse miliardat e paguara nga qytetarët shqiptarë nuk kanë sjellë përmirësimin e pritshëm të infrastrukturës? Përgjigja sipas FMN lidhet edhe me eficencën e investimeve.
Sipas raportit, Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me eficencë të ulët të investimeve, ndërkohë që Banka botërore vlerëson se të paktën 30 për qind e fondeve të shpenzuara në projekte publike, shpërdorohen ose si pasojë e korrupsionit ose nga zvarritja e projekteve.
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...