Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.
”Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, ka shkruar ajo në ”Facebook”.
Fundi i përballjes në Apel, pritet vendimi që vulos fatin e ...
Foda jep lajmin e madh: Zhegrova ka gjasa të luajë nga filli...
Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautor...
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...