Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u ka bërë thirrje sipërmarrësve të huaj që të investojnë në Shqipëri.
Rama u shpreh se vendi ynë po ngrihet dhe transformohet, ndërsa i ftoi që “bëhuni pjesë e historisë së suksesit që po ndërtojmë përpara se të jetë vonë”.
Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria nuk është shumë e madhe, ndaj u kërkoi që të nxitojnë e vrapojnë, siç deklaroi ai, para se hapësirat të mbyllen.
“Shqipëria po hyn në një kapitull të ri, që është sa i pëlqyeshëm aq edhe sfidues. Kemi stabilitet, ritmin, një shoqëri të re me talente e energji, kemi vullnetin për të ecur përpara.
Besoni te kjo Shqipëri që po ngrihet, investoni në këtë Shqipëria që po transformohet, bëhuni pjesë e historisë së suksesit që po ndërtojmë, përpara se të jetë vonë dhe Shqipëria nuk është shumë e madhe, ndaj nxitoni e vrapon përpara se hapësirat të mbyllen.
E ardhmja është diçka që po e ndërtojmë çdo ditë, ndërtojmë së bashku. Shpresoj ta kuptoni sa seriozisht e kam marrë këtë ftesë për të ardhur këtu me fjalim të shkruar dhe sa seriozisht e mora kohën tuaj, duke më siguruar qe fjalimi im ë mos jetë aq i gjatë sa zakonisht”, tha Rama.
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...